Një ngjarje e rëndë i ka marr jetën një 52-vjeçari shqiptar, pasi u rrëzua nga një lartësi në Aleksandri të Greqisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, viktima ka qenë duke kryer punime në shtëpi.
Sipas Pena Press ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por askush nuk e kishte vënë re.
Trupi i viktimës u gjet sot si pasojë e erës së pakëndshme nga dekompozimi i trupit për shkak të temperaturave të larta.
Sipas ekspertizës mjekoligjore, viktima ka pësuar dëmtime në trup.