Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, mbrëmjen e djeshme në Itali.
Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur i riu, Admir Hoti, ndërsa babai i tij është plagosur.
Aksidenti ndodhi në unazën e Portogruaros rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.
Duket se shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet.
Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh.