Aksident, motori godet të moshuarën, dërgohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë një supermarketi në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë, e njohur ndryshe si “Rruga e 5”.

Një motor ka përplasur një grua rreth të 70-ave, e cila ka pësuar fraktura të shumta.

E moshuara është transportuar menjëherë drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Fatmirësisht e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Share This Article