Nga Auron Tare
Pas nje suksesi te vitit te kaluar ku 89 notare nga shtete te ndryshme tentuan te kalonin me not Kanalin e Korfuzit, sot u zhvillua perseri gara e notit Butrint -Korfuz.
Kësaj rradhe 120 notare nga 43 shtete kaluan Kanalin duke mberritur ne Gjirin panoramik te Shen Stefanit ne Korfuz.
Eshte viti i 11 ky dhe tashme kjo gare po kthehet ne nje tradite. BBC dhe Kanali Shteteror Grek i bene nje nje jehone me te gjere kesaj gara duke e futur ne aktivitete nderkombetare me interes.
Aktiviteti ka nje rendesi jo vetem sportive por edhe historike duke perkujtuar te gjitha ata shqiptare qe gjate viteve te komunizmit tentonin te largoheshin me not nga keto brigje drejt Ishullit te Korfuzit.
Nuk mund te mos falenderojme perseri Policine Kufitare te Sarandes, Kapitenerine si dhe Policine e Portit per ndihmen ne nje organizim shume korrekt dhe dinjitoz.








