Një 55-vjeçar me inicialet A. M., ka ndërruar jetë rreth orës 00:30 në një lokal në Vorë. Dyshohet se 55-vjeçari banues në Sarandë ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 18.08.2024, rreth orës 00:30, në një lokal në Vorë, ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.