Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të enjte, pikërisht pak minuta më parë në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues në anë të rrugës.
Si pasojë e kësaj janë plagosur Veiz Shermalli, 60-vjeç, Rabushe Shermalli, 78-vjeçe dhe Liljana Shermalli, 58-vjeçe, të tre banues në fshatin Vodicë të bashkisë Poliçan.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa 78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimin për të zbulaur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se ka qenë nxehtësia e asfaltit, që e ka bërë makinën të rrëshqasë gjatë marrjes së kthesës.




