EMRAT/ Skandali me tokat, 5 urdhërarreste për tjetërsim prone

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria ka lëshuar disa urdhërarreste për falsifikimin e dokumenteve, mashtrim me pasoja të rënda si dhe shpërdorim detyre, për 5 persona. Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori Leonard Suçi, dhe janë miratuar me vendim të kryetarit të Gjykatës së Fierit, Noel Veizi.

Personat në fjalë janë përfshirë në mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, në lidhje me një sipërfaqe toke që do të përdorej për fotovoltaike.

Në mesin e personave të arrestuar është shtetasi Dilaver Shyti, ish-kreu i njësisë administrative Dërmenas, si dhe dy punonjëse të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj.

Masa e sigurisë arrest me burg është lëshuar dhe për noteren Anila Haxhiu.

Po ashtu masa e arrestit me burg është lëshuar dhe për Arben Vojën, aktualisht drejtor i spitalit të Fierit, ndërsa më herët ka qenë në krye të zyrës së Kadastrës në Fier.

Voja në kohën kur ka qenë në krye të Kadastrës, ka bërë tjetërsimin e pronës nga tokë shtetërore në private, dhe më pas iu është shitur investitorëve të fotovoltaikëve, për qëllime fitimi.

Share This Article