2 plagosje me thikë brenda pak orësh, 1 i arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy plagosje me thikë janë regjistruar së fundmi, brenda pak orësh. Bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme dhe në rrethana të veçanta. Në të dyja rastet, Policia ka identifikuar personat e përfshirë, ku njëri prej autorëve të dyshuar është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Raportohet se ngjarja e parë ka ndodhur në Fushë-Krujë në një lokal, ku janë konfliktuar dy persona. Pas një konflikti të çasit është plagosur me thikë A. D, teksa është arretuar autori i dyshuar Sh. C 49 vjeç. Ky i fundit, dyshohet se ndodhej nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Plagosja e dytë ka ndodhur në afërsi të Urës së Gjolës, pas një aksidenti të dy automjeteve. Automjetet e përfshira në aksident drejtosheshin nga D. C dhe A. Xh, mes të cilëve ka nisur një debat që më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Mësohet se gjatë sherrit, A. Xh është goditur me thikë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.

Share This Article