Një konflikt mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar me plagosjen e një gruaje.
Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, në Shkozet të Durrësit, kur pas një konflikti në familje, burri dyshohet se ka përdorur thikën ndaj bashkëshortes së tij, duke e plagosur në trup.
Pas alarmit për ngjarjen, në adresë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë.
Gruaja është marrë nga vendngjarja dhe është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Rrethanat e sakta të konfliktit dhe motivet që çuan në përdorimin e thikës nuk janë ende të qarta.
Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna të tjera zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të gruas, apo nëse autori i dyshuar është shoqëruar apo arrestuar.




