Sherr për 1 vend parkimi mes 2 vajzave, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Jugulajm.net
1 Min Read

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Sipas dëshmitarëve, situata është përshkallëzuar papritur, duke shkaktuar shqetësim në zonë.

Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parkim që njëra prej vajzave ka pretenduar se ishte i saj.

Share This Article