Motori del nga rruga, humb jetën 35-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik është regjistruar mbremjen e kësaj së diele, ku një motor ka dalë nga rruga në aksin “Fier–Libofshë”.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 35-vjeçar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article