Një 51-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën pasditen e kësaj të diele. Ai ishte duke rregulluar një defekt, ku ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë humbi jetën.
Informacion paraprak. Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.




