Ra nga shkallët, humb jetën 69-vjeçari

Jugulajm.net
0 Min Read

Një 69-vjeçar ka ndërruar jetën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier- referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Radostinë, shtetasi 69 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Share This Article