EMRI/ Prangoset 50-vjeçari, grabiti 60 mijë euro në 1 bankë

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 2 nëntor.

Në pranga ka rënë Robert Duka, 50-vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se mori rreth 60 mijë euro.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të datës 2 nëntor. Një person i maskuar dhe i veshur me rroba të errëta hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës, iu drejtua fillimisht punonjësit të sigurisë dhe më pas arkëtares.

Autori dyshohet se e kërcënoi arkëtaren duke i drejtuar armën dhe duke i kërkuar paratë. Pasi mori shumën e parave, ai u largua nga banka me një monopatinë elektrike, duke humbur gjurmët në rrugët e kryeqytetit.

Në momentin e ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article