FOTO/ Reforma Territoriale, banorët e Memaliajt protestojnë kundër planit të PS-së: Mos na shkrini bashkinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Kundërshtimet ndaj Reformës së re Administrativo-Territoriale po përhapen në të gjithë vendin. Pas reagimeve në disa bashki, edhe banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë kundër planit të mazhorancës që parashikon bashkimin e Bashkisë Memaliaj me Bashkinë Tepelenë.

Protestuesit shprehen se janë kundër këtij riorganizimi administrativ, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë do të sjellë më shumë vështirësi për qytetarët dhe do të rrisë kostot për marrjen e shërbimeve publike.

Sipas tyre, përqendrimi i administratës në Tepelenë do të detyrojë banorët, veçanërisht ata të zonave të thella, të përshkojnë distanca më të mëdha për të marrë shërbimet bazë.

Banorët kërkojnë që Bashkia Memaliaj të ruajë statusin aktual, duke theksuar se ndryshimet e propozuara prekin përfaqësimin lokal dhe zhvillimin e zonës.

Kujtojmë se Bashkia Memaliaj është ndër të paktat bashki që drejtohet nga Opozita.

Share This Article