Nje zjarr i madh ka perfshire zonen mes fshatrave “Asim Zeneli” dhe Saraqinisht, Bashkia Gjirokaster.
Flaket kane gjeneruar para mesnates. Raportohet se forcat zjarrfikese kane shkuar ne vendngjarje per nderhyrje, por terreni paraqitet tepër i vështirë për shkak të bimësisë së dendur, shkurreve dhe barit të thatë, çka po e bën operacionin te rende.
Në aksion kanë marrë pjesë të gjitha forcat e ndërhyrjes së MZSH Gjirokastër, gjithashtu kane ardhur ne oret e para te mengjesit edhe forca zjarrfikëse nga bashkite fqinje dhe forcat vullnetare të Bashkisë Gjirokaster.
Situata mbetet serioze dhe lufta me flakët vijon ende.
Shërbimet po punojnë me intensitet maksimal për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit.




