LAJM I FUNDIT/ Shuhet zjarri në “Asim Zeneli” dhe Saraqinisht, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, nisin hetimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Pas rreth 8 orësh u bë i mundur izolimi dhe fikja e plotë të zjarrit në të dy fshatrat “Asim Zeneli” dhe Saraqinisht, kjo falë punës së zjarrfikësve të Bashkisë Gjirokastër.

Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me barishte dhe shkurre.

Terreni i vështirë dhe bimësia e dendur vështirësoi operacionin.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi zjarri ishte i shpërndarë në katër vatra të ndryshme.

Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article