Vendime të qeverisë: Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, ja EMRAT…

Jugulajm.net
3 Min Read

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në 27 shkurt disa vendime të rëndësishme. Kështu, janë miratuar shtesat në pagë për punonjësit në shkollat dhe universitetet e vendit. Gjithashtu, u miratuan dhe shtesat mbi pagat e ushtarakëve në Republikën e Shqipërisë. Shtesat në pagë për këto dy kategori kanë efekt nga fillimi i këtij viti, 2026.

Gjithashtu, Skerdi Tushi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Është liruar kësisoj nga detyra Insidor Rexhepi, që mbante postin e drejtorit në këtë institucion.

“Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për disa ndryshime:

– Në vendimin nr.425, datë 26.6.2024, të “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në Institucionet Arsimore dhe në Institucionet Plotësuese të Sistemit Arsimor Parauniversitar”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

– Në vendimin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

– Në vendimin nr.4, datë 9.1.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë  së Shtetit”.

-Vendim për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar.

-Vendim për miratimin e rregullave për organizimin, të kritereve, të mënyrës së mbështetjes dhe të masës së shpërblimit financiar për të rinjtë në Programin e Talenteve Rinore.

-Vendim për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik të personave, për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit, në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojërat e fatit, sipas kategorisë së licencuar, si dhe rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesës për moslejimin e personave për të hyrë në ambientet e lojërave të fatit.

Njëherësh u miratua:

– Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

– Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.

Share This Article