EMRI/ Identifikohet autori i aksidentit tragjik, përplasi 3 të miturit me makinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Identifikohet autori i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

57-vjeçari Nikoll Radaçi, pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është kapur nga forcat e policisë.

Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML me drejtues Nikoll Radaçi , i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë aktualisht po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Share This Article