Arrestohet 39-vjeçari nga Memaliaj, ishte në kërkim për shitje narkotikësh

Jugulajm.net
1 Min Read

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, Gjirokastër, ekzekutoi urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

39-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article