Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri, teksa policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një personi të cilësuar me rrezikshmëri të lartë në lagjen Kiras në Shkodër.

Në momentin kur efekivët kanë qenë në ndjekie dhe në një perimetër të afërt ky shtetas ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.

Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin B.B i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

Dhjetra forca policia kanë mbërritur në vendngjarje duke rrethuar zonën, ndërsa vijon operacioni duke blinduar zonën me efektivë dhe masa të rrepta sigurie.

Share This Article