VIDEO/ Arrestohet 23-vjeçari, u kap tek “Ura e Glinës” duke transportuar emigrantë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 23-vjeçar është kapur në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, Gjirokastër, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë, arrestohet 23-vjeçari.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

DVKM Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”.

U kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë, arrestohet 23-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Në vijim të kontrolleve dhe hetimeve, të kryera me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga vendet MENA, që synojnë të kalojnë në shtetet e BE-së, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë së Kufirit të Gjelbër, Kakavije, finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.

Gjatë operacionit, u arrestua shtetasi F. D., 23 vjeç, banues në Durrës.

Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet tip “Volksëagen”, 5 emigrantë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article