Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbenetike Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, pas kallëzimit të një 14-vjeçari, se në rrjetin social “Tik Tok”, është hapur një llogari false në emër të tij, dyshohet nga një 12-vjeçar, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




