Greqi, shqiptari 61-vjeçar kërcënon me thikë punonjësit e Sigurimeve Shoqërore

Jugulajm.net
1 Min Read

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku në mes të Athinës, një 61-vjeçar shqiptar ka shkaktuar momente paniku dhe tensioni.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrave të EFKA-s (Departamenti i Sigurimeve Shoqërore), ku 61-vjeçari me origjinë shqiptare ka hyrë në zyrat e EFKA-s dhe ka filluar të kërcënojë punonjësit me thikë, për motive që ende nuk janë zbardhur.

Oficerët e policisë nxituan menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta neutralizonin pa shkaktuar lëndime dhe dëme, sikurse edhe ta arrestonin të dyshuarin.

Share This Article