Një efektiv policie është aksidentuar nga një automjet, teksa kalonte vijat e bardha, para Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Mësohet se automjeti me drejtues Antonio Frroku ka përplasur efektin e policisë Mariglen Allka.
Sipas detajeve, mësohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur në momentin, kur ka përplasur efektivin që po kalonte vijat e bardha.
“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.
Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.”, – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.