Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Margheras pranë Venecias në Itali gjatë mesnatës, ku një 40-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Vëllai i tij, i cili ishte i pranishëm në momentin e sulmit, mbeti i plagosur dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit në Mestre, në një park të vogël mes rrugës “Paolucci” dhe “Rizzardi”.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore, 40-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Autoritetet italiane, që mbërritën në vendngjarje, arrestuan dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes, të dy me origjinë maqedonase.

Policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në vrasjen e shqiptarit.

Deri tani, arsyet e konfliktit mbeten të paqarta.