Zbulohet detaje nga urdhri i kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre.
Sipas burimeve të sigurta për Jugulajm.net, procesi do të zhvillohet në dy faza: dorëzimi formal i dorëheqjeve dhe më pas vlerësimi i performancës së secilit drejtues rajonal.
Deri në përfundimin e procedurave, drejtuesit pritet të vijojnë të qëndrojnë në detyrë.
Por të njëjtat burime qeveritare pohuan për se kjo lidhet me avancimin e idesë të kryeministrit për Meritokraci në administratë.




