Suedi, të shtëna me armë, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

Jugulajm.net
1 Min Read

Ngjarja e rëndë në Suedi! Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza që e shoqëronte

Sipas policisë suedeze, të shtënat janë raportuar pak para mesnatës, duke vënë në alarm forcat e rendit, të cilat rrethuan menjëherë një zonë të gjerë dhe nisën hetimet në terren. “Ka pasur të shtëna jashtë”, deklaroi oficeri i policisë në detyrë, Patric Thelander, duke shtuar se hetimet janë ende në zhvillim dhe nuk ka detaje të konfirmuara për një të dyshuar.

Gruaja e plagosur, rreth të 25-ave sipas autoriteteve të rajonit Skåne, ndodhet në gjendje të rëndë por të qëndrueshme.

Policia ka kryer kontrolle dhe hetime teknike gjatë natës, ndërsa banorëve u është kërkuar bashkëpunim për zbardhjen e ngjarjes. Të dy personat e qëlluar raportohet se ishin të njohur nga policia, ndërsa deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Share This Article