Shpallen në kërkim çifti i bashkëshortëve nga Gjirokastra, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një çift bashkëshortësh nga Gjirokastra janë shpallur në kërkim, pasi me vetëgjyqësi i kanë marrë një shumë parash një 37-vjeçari.

Sipas tyre, 37-vjeçari nuk u kishte paguar qiranë e banesës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Sh., 64 vjeç dhe V. Sh., 57 vjeçe, banues në Gjirokastër (bashkëshortë), pasi me vetëgjyqësi, i kanë marrë një shumë parash një 37-vjeçari, me pretendimin se ai nuk iu kishte paguar qiranë e banesës.

Share This Article