Një automjet i cili po udhëtonte nga fshati Dhoksat, Njësia Administrative Lunxhëri, në drejtim të Gjirokastrës ka marrë flakë pasditen e sotme.
Zjarrfikeset kane shkuar në vendngjarje, ku u konstatua se automjeti, autoveturë tip “Ford”, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët.
U ndërhy menjëherë dhe u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit.
Drejtuesi i mjetit, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Për pasojë automjeti u dogj plotësisht.




