Ditët e fundit të muajit gusht përkojnë me përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nesër, më 25 gusht, nis zyrtarisht shpërndarja e librave falas në të gjitha shkollat e vendit.
Shpërndarja e librave është pjesë e përgatitjeve për vitin e ri shkollor që do të nisë më 8 shtator.




