Deputeti i PD-së dhe ish-ministri i jashtëm, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër pas lajmit se qeveria e Edi Ramës ka hequr vizat me Kinën.
Në postimin e tij në fb, Shehu e quan këtë veprim të Ramës si një gabim të pafalshëm politik dhe me pasoja të rënda për Shqipërinë.
Shehu thekson se ky vendim i Ramës është një ‘fotokopje e qëndrimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe nje reminishencë e diktaturës, duke e kthyer Shqipërinë në bazë trafiqesh dhe qendër influencash kineze, spiunazhi drejt rajonit.
Ja postimi i plote i Shehut:
Heqja e vizave me Kinen, nje gabim i pafalshem politik, me pasoja te renda per Shqiperine!
Ne vazhdim te drejtimit lindor te trajektores se Rames.
Rama kalon VKM per heqjen e vizave me Kinen!
Asnje vend i NATO dhe BE nuk ka bere deri tashti nje veprim te tille.
Ne Europe vetem Serbia e Bosnja kane nje rregjim te tille me Kinen.
Ndersa ne Bote jane vetem 36 shtete.
Nje veprim ky i rrezikshem per sigurine tone si Shqiperi e si antar i NATO.
Nje sinjal ky tejet negativ per BE dhe rrugen tone te integrimi.
Nje “fotokopje” e qendrimeve te Vucic, qe bie ndesh me interesat tona.
Nje rrezik me shume per ne, per tu “rritur” si qender influencash kineze, spiunazhi te saj etj drejt Rajonit…
…Per tu “fuqizuar” si baze trafiqesh!
Shqiptaret kane nevoje e deshire qe tashme mbasi Qeveria Berisha liberalizoi vizat me vendet Shengen, te beje te njejtin hap me ShBA, Britanine etj te ngjashme.
Ndersa Rama per te “zezen” tone na drejton drejt Kines, nen shembullin e Serbise.
Turp i madh ky, edhe si reminishence e diktatures!