Humb jetën 67-vjeçarja, ra në kontakt me rrymën elektrike në…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme , ku një grua 67-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

67-vjeçarja ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e saj.

“Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article