Përfshihet nga zjarri shtëpia, humb jetën i moshuari

Jugulajm.net
1 Min Read

Pasditen e kësaj të shtune rreth orës 15:45, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar i cili mbeti i asfiksuar nga tymi, ndërroi jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën  shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejté fatkeqësisht i moshuari humbi jetën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article