Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, doli me 4 persona për gjah, të shoqëruarit në polici dëshmi kontradiktore

Jugulajm.net
3 Min Read

Një italian 44-vjeçar, administrator në një kompani të madhe tullash në zonën e Laprakës në Tiranë, u gjet i pajetë rreth mesnatës buzë rrugës, mes fshatit Salari dhe Nivicë, në një prej akseve që përshkojnë Tepelenën.

Edoardo Sarchi mendohet te ketë qenë për gjueti bashkë me ortakun e tij në një biznes, Eqerem Braçi, 2 djemtë e tij, dhe një person tjetër, por rrethanat se si humbi jetën janë ende të paqarta.

Italiani mendohet se vdiq nga hemorragjia. Burime për “Jugulajm” thanë se ende nuk është përcaktuar, nëse kemi të bëjmë me plagë të shkaktuar nga një armë zjarri, dhe aq më pak për llojin e saj. Trupi i italianit është dërguar për ekspertizë në morgun e Tiranës.

Katër persona, që mendohet se kanë qenë me të, janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje.

Tre prej tyre janë Eqerem Braçi së bashku me të dy djemtë e tij Gazment dhe Daniel Braçi, roli i të cilëve në këtë ngjarje ende nuk duhet. Emri i të katërtit në polici, ende nuk dihet.

Të tre kanë dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarje – thonë burime nga grupi hetimor. Një herë kanë folur për persona që u dolën para dhe u bënë pritë, duke i qëlluar me armë. Më tej kanë thënë se e gjetën italianin në rrugë të vdekur, e në një version tjetër, se e panë të plagosur dhe u vdiq në duar.

Braçet kanë shtëpi në fshatin e Salari dhe italiani ka qenë në banesën e tyre, derisa në mbrëmje kanë dalë për gjueti. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale, pasi në zonë nuk ka asnjë kamer sigurie.

2 armë gjahu që u gjetën në vendngjarje janë dërguar për ekzaminim nëse janë bërë qitje prej tyre apo jo

Si prova në vendin e ngjarjes janë dhe dy automjete, një tip “Volkswagen” në pronësi të italianit Edoardo Sarchi dhe para tij, një “Land Rover Defender” tip u ri në pronësi të njërit prej të shoqëruarve.

Mësohet se mjeti “Land Rover” është konstatuar me goma të dëmtuara, por ende dihet ende nëse janë çarë nga plumbat, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka gëzhoja.

Në vendngjarje janë edhe shenjat e gjakut pranë makinës “Land Rover” dhe që përshkojnë dhe rrugën, duke treguar në dukje se dyshohet se italiani i ndjerë është lëvizur nga vendi ku është qëlluar me armë.

Hetimet po i drejton Prokuroria e Gjirokastrës, por mësohet se atje kanë mbërritur edhe specialistë të krimeve nga Tirana.

Eqrem Braçe në momentin e ardhjes në Gjirokastër u paraqit në Spital, pasi nuk ishte ne gjendje te mire shëndetësore nga ajo që kishte ndodhur.

Share This Article