Greqi, shqiptarët sherr me thika, gjithçka nisi me… “Pse më sheh?”

Jugulajm.net
1 Min Read

Një festë është kthyer në një skenë të dhunshme përleshjesh në Athinë, ku protagonistë janë bërë disa shqiptarë.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe gjithçka nisi nga një debat banal mes disa shqiptarëve që po largoheshin nga festa.

Raportohet se një nga shqiptarët iu drejtua një bashkëkombasi duke i thënë “Pse më sheh?”.

Pas kësaj, e gjitha eskaloi në përleshje fizike, ku për pasojë u plagosën 3 shqiptarë dhe një grek që ndërhyri për të qetësuar sherrin. Përleshja përfshiu rreth 20 persona dhe u përdorën mjete të mprehta, duke shkaktuar panik të madh mes pjesëmarrësve të tjerë në festë.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Share This Article