Pasditen e kësaj të mërkure një 65-vjeçar është goditur nga rrufeja, duke humbur jetën në vend.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në fshatin Qinam të Ersekës.
Viktima është 65-vjeçari me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.




