Në Angli janë të sigurt se shumë shpejt Armando Broja do të gjejë skuadrën e re, pasi për futbollistin shqiptar interesohen katër klube.
Mediat britanike bëjnë me dije se Ajaksi, Leipzig, PSV dhe Milani dëshirojnë ta transferojnë 23-vjeçarin këtë verë, ndërsa, siç dihet, Çelsi nuk e ka më në planet e tij.
Emërimi i Igli Tares si drejtor sportiv i kuqezinjve pritet të ketë ndikim të madh mbi lojtarin, dhe me shumë gjasa Milano do të jetë destinacioni i radhës për të.
Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar nuk ka pasur një periudhë të suksesshme te skuadra londineze, kryesisht për shkak të lëndimeve të shumta.
Ai ka kaluar periudha huazimi, por ende nuk ka treguar afër potencialit të tij të plotë.
Broja ka luajtur si huazim te Vitesse, Southampton, Fulham dhe së fundmi te Everton.