17-vjeçari me ‘Land Rover’ përplas këmbësorin, 35-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një automjet i tipit ”Land Rover” me drejtues një shtetas 17-vjeçar ka përplasur sot një këmbësor rreth 35 vjeç në lagjen “Liri Gero” në Fier.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e këmbësorit të dëmtuar dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Share This Article