Spitali i Gjirokastrës po rilind!
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa pamje me ndjekësit në rrjetet e tij sociale.
Ky spital me përfundimin e tij tha Rama do t’u shërbejë mbi 60 mijë banorëve të zonës, por dhe qindra apo mijërave turistëve, të cilët zgjedhin të vizitojnë nga afër qytetin e gurtë, që vijon të jetë një atraksion i veçantë në çdo stinë.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, për t’u shërbyer mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë”, shkruan Rama.




