EMRI/ Humb gjurmët bariu 65-vjeçar nga Mezhgorani, policia në kërkim të tij

Jugulajm.net
1 Min Read

Humbet gjurmet nje bari nga fshati Mezhgoran, Bashkia Tepelene.

Policia lokale ka filluar intesivisht kerkimin e tij.

Ylli Dine, 65-vjec eshte denoncuar si i humbur nga familjaret e tij 3 dite me pare, pasi ka humbur cdo kontakt me njerezit e tij te dashur.

Fill pas denoncimit ne polici, kjo e fundit eshte vene ne kerkim te tij.

Momentalisht po ndermerret aksion kerkim-shpetimi ne lumin Vjose, pasi 65 vjecarit i eshte gjetur kërraba dhe velenxa anes bregut te Vjoses, cka ka nxitur dhe thelluar dyshimet, qe mund te jete hedhur apo vet’hedhur ne ujerat e rrembyeshme te Vjoses.

Policia e Gjirokastres eshte ne vendngjarje dhe ne kerkim intesiv te 65 vjecarit.

Share This Article