Këlcyrë, 13-vjeçarja dëmtohet aksidentalisht me send të fortë nga bashkëmoshatari

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në Këlcyrë, një 13-vjeçare është dëmtuar aksidentalisht me send të fortë, nga një bashkëmoshatar. 13-vjeçarja mori mjekim dhe u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article