7 shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë në Galicia të Spanjës.
Sipas mediave të huaja, gjatë një aksioni të Gardës Civile në plazhin Vilanova de Arousa, u sekuestrua një gomone me kokainë në të e pajisje të tjera që lidhen me trafikun e drogës.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni, do të kryhen edhe arrestime të tjera.
Vlen të theksohet se kjo është tentativa e parë një që një grup trafikantësh nga Ballkani, tenton të transportojë lëndën narkotike direkt nga bregdeti i Galicia-s.