Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve 16 vjeçari i cili drejtonte një nga 2 jet skitë që u përplasën aksidentalisht në plazhin e Llamanit.
Ngjarja u regjistrua pasditen e 15 gushtit 2023, ndërsa 16 vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë por nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe konfirmohet se adoleshenti u nda nga jeta rreth mesnatës.
Sipas policisë 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë future në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.
Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D.K.