Arrestohet 26-vjeçari, qëlloi 7 herë me thikë nënën e tij

Jugulajm.net
1 Min Read

26-vjeçari i cili plagosi ditën e sotme më thikë nënën e tij, është arrestuar nga policia.

Ndërkohë 50-vjeçarja e plagosur u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thikën e përdorur nga i riu.

Njoftimi i policisë: 

Maqellarë/Dibër

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article