Protesta para Kuvendit, 11 qytetarë shoqërohen në polici

Jugulajm.net
1 Min Read

11 qytetarë janë shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve, deputetëve të opozitës dhe efektivëve të policisë.

Të ndaluarit ndodhen aktualisht në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, ndërsa në ambientet e komisariatit është paraqitur edhe avokatja e Partisë Demokratike, Eda Grimci, e cila ka takuar protestuesit.

Protesta u shoqërua me momente të tensionuara, ku pati shtyrje dhe përplasje në përpjekje për të kaluar rrethimin policor. Në disa momente, efektivët përdorën edhe spraj me piper ndaj protestuesve.

Pavarësisht tensioneve të krijuara gjatë tubimit para Kuvendit, opozita ka paralajmëruar vijimin e protestës edhe gjatë orëve të pasdites.

Share This Article