EMRAT/ Sherr me thika, plagoset 39-vjeçari, prangoset 55-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një konflikt i çastit mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 39-vjeçari dhe arrestimin e autorit të dyshuar 55-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 në Pogradec , ku, sipas policisë, 55-vjeçari Genci Gegprifti dyshohet se ka goditur me mjet prerës 39-vjeçarin Olger Vesho gjatë një konflikti.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të dyshuarin.

Pas veprimeve të para hetimore, policia ka arrestuar 55-vjeçarin, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.

Ndërkohë, i plagosuri Olger Vesho po merr mjekim në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.

Share This Article