Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Selami Hasanit mëngjesin e sotëm në Fier.
Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij.
I njohur edhe si “Sel Çami” viktima ka qenë dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt, sipas burimeve të para mediatike.
Sot autorët dyshohet se i janë futur në banesë duke i marrë hak. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.




