Kryeministri Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan dhe largohet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, duke u larguar para përfundimit të bisedës.

Intervista është zhvilluar për Channel 5 dhe vjen në kohën kur qeveria shqiptare dhe rrethi politik e ekonomik pranë kryeministrit janë përballur me akuza dhe hetime që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Channel 5, gjatë intervistës Rama ka vendosur ta ndërpresë bisedën dhe është larguar para se ajo të përfundonte.

Përmbajtja e plotë e intervistës pritet të publikohet javën e ardhshme, por dDeri atëherë, mbetet e paqartë se cilat kanë qenë pyetjet dhe përgjigjet që i kanë paraprirë vendimit të kryeministrit për t’u larguar.

Publikimi i intervistës së plotë pritet të zbardhë edhe momentin e largimit dhe diskutimin që ka zhvilluar Rama me gazetarin amerikan.

Çfarë e bëri Ramën të largohej? Kryeministri

Share This Article