Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në vendin e quajtur ”Gërhot” pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për të hedhur dritë rreth tyre.




